MENU
klinika

Alarmohet Serbia...

Kosova në dhjetor aplikon për anëtarësim në BE

31.10.2022 - 12:18

Brenda muajit dhjetor Kosova pritet të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu ka bërë të ditur ditën e djeshme Klisman Kadiu, këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. “Pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, më 12 maj, këtë vit Kosova synon të aplikojë edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aplikimi pritet të bëhet gjatë dhjetorit”, tha Kadriu.

Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se Kosova është vend potencial për vendin kandidat dhe i është premtuar perspektiva e anëtarësimit në Bashkim Evropian. “Prandaj ne jemi të përkushtuar të zbatojmë pjesën tonë të detyrimeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin me shtetet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Evropian për të avancuar në fazën tjetër të anëtarësimit”, kishte thënë Kurti. “Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s”, Ai kishte treguar se janë në kontakt edhe me shtetet mosnjohëse të BE-së. “Katër nga ato janë edhe në NATO: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. Por jemi në kontakt edhe me Qipron që është pjesë e Bashkimit Evropian por jo edhe e NATO-s”, tha Kurti. Nga ana tjetër Serbia është nën alarm nga lëvizjet e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se kjo e vështirëson dialogun mes dy vendeve.  Ai shtoi se progresin në dialog e pengon fakti se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës nuk kanë pasoja konkrete, por vetëm dënimin e faktorëve ndërkombëtarë, të cilët pret të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në të gjithë procesin.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi