Erling Haaland u desh të mos luante mbrëmë në Champions për t’u ndalur së shënuari. Norvegjezi për momentin ka ekplisuar të gjithë me rrjetat e shënuar, përfshirë këtu edhe yje si Messi, Mbappe, Lewandowski e të tjerë.
Të gjitha flasin për shifrat dhe rekordet që mund të regjistrojë në fund të sezonit. Dhe me këtë ritëm, vërtet që ai do të parakalonte një nga më të mirët e historisë së futbollit, Lionel Messin.
Sulmuesi argjentinasi vendosi rekordin personal sezonal 11 vite kur shënoi 77 gola në të gjitha garat për klube me Barcelonën, pa llogaritur ato me kombëtaren.
Por sa shanse Haaland ta thyejë këtë rekord të yllit argjentinas, duke ditur se golat pas 13 ndeshjeve me klubet ishin dhe janë:
2011-2012: Messi 16 gola
2022-2023: Haaland 20 gola