MENU
klinika

“Nëse rritet akciza, duhet të rrisim çmimet”

Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase: Mezi po mbijetojmë

25.10.2022 - 10:00

Stefan Pinguli, Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Vendase, foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” për nismën e qeverisë për taksat e reja ndaj biznesit dhe konkretisht për rritjen e akcizës së birrës.

Pinguli tha se nëse rritet akciza, atëherë kompanitë e birrës vendase do ta kenë shumë të vështirë vijimësinë, ndërsa shton se kjo ndërhynë në garë e ndershme.

Stefan Pinguli: Ligjet në Shqipëri kanë pasur një lëvizshmëri të tmerrshme dhe nuk kanë pozicionuar investitorin vendas, ka qenë i frikësuar dhe ka pas të vështirë të mendojë se investimet këtu do të jenë të qëndrueshme. Duhet kujtuar se legjislacioni që u mbështet gjatë viteve 2011 nga qeveria, ku u tha se këtu është fjala për të mbrojtur bizneset me nivele të ulta prodhimi që kanë kosto të larta prodhimi për njësi. Mbi këtë bazë mbrohen me akcizë më të ulët, këtu është ideja. Është rastësi që u bënë 5-6 fabrika këtu, dhe ky stil u përshtat dhe këta investitorë iu përshtatën kësaj natyre jetës, dhe në këto moment vjen një urdhër hiqini këto fasha.

Nëse qeveria ka nevojë për më shumë lekë në biznes, në këtë rast e çuditshme është, unë dua të shtoj nivelin e buxhetit thotë qeveria dhe nuk pyes. Na mbaj fashën që të kemi mundësi të konkurrojmë ndershmërisht, kemi 19 vjet që konkurrojmë në këtë formë, ne mezi po mbijetojmë.

Si ka mundësi birrat tona nuk hynë në birrat e atyre, kur lavdërohen si cilësi, por nuk hyjnë për shkak fiskalitetit. Ne nuk hyjmë dot në Kosovë, sepse ata në përgjithësi kanë një mbrojtje shumë të madhe fiskale. Mbi këtë bazë ne propozojmë dakord t’i ngrejë të dyja dhe të fitojë, por ama ndryshimi është problem shumë i madh.

Jemi i vetmi vend që kemi 53 % të birrave që vijnë nga importi, pra ne jemi të dobët në barazim me këto birra, dhe nëse barazon edhe këto na zhduk mundësinë e konkurrencës. Lëndët e para janë rritur 3 fish, nuk po flas për energjinë, por edhe këto të tjera, pra i bie që prodhimi vendas duhet të rritet me 50% që të kemi mundësi të shesim.

Sikur të rrisin akcizën, ne duhet të rrisim çmimin, ata që vijnë nga importi s’kanë pse e rrisin, dhe ata hyjnë dhe e ‘zgjidhin problemin’. Është e paimagjinueshme rritja e akcizës. Jemi në një siklet të madh për të dhënë rrogat, kemi bërë krasitje të punonjësve për shkak të krizës, por nga ana tjetër flitet shumë për evazion fiskal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më shumë bukë, më pak mish...

Çmimet e larta ulin konsumin!

Tronditet zinxhiri ushqimor në Europë

Rritja e çmimit të energjisë godet prodhimin

Analiza nga Financial Times

Kur rreziqet politike përmbysin tregjet