MENU
klinika

”Të shohësh rektoratin e shantazhuar është diktaturë"

Kreu i sindikatës së pedagogëve përlotet: Edhe i vetëm do protestoj

18.10.2022 - 20:54

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi është përlotur teksa komentonte protestën e nisur prej disa ditësh tashmë dhe kërkesat ndaj qeverisë.

Kovaçi ka deklaruar se edhe nëse mbetet i vetëm pa mbështetjen e kolegëve, ai do të vazhdojë të protestojë.

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Kovaçi u shpreh se universitetet janë të keqtrajtuara, ndaj do të mbrojë të drejtën e tij.

Pyetje: A keni frikë se mund të mbeteni i vetëm në këtë luftë?

Kovaçi: Edhe nëse do mbetem vetëm unë, do protestoj vetëm unë. E kam parashikuar variantin e fundit se do jem vetëm unë, po jam i sigurt. jam i sigurt se profesorati ka kaq ndershmëri, kaq pastërti (përlotet). Këtu është një vend ku demokracia është në nivele elementare, të shikosh profesoratin të shantazhuar, që ka frikë është para autokraci, ose diktaturë. Nëse njerëzit e mendojnë këtë vend diktaturë, të quhet. Unë nuk kam asnjë lloj frike. Do çohem në protestë se kam të drejtat e mia dhe do t’i mbroj. Më vjen mirë që media e ka kapur që është e vërtetë. E vërtetë absolute. Universitetet janë të keqtrajtuara.