MENU
klinika

REL: Kush kujt do t’ia ndalë i pari gazin?

Kriza e energjisë imponon rend të ri në Evropë

12.10.2022 - 13:39

Pak javë pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë – 24 shkurt – Claudio Descalzi, udhëheqës i kompanisë italiane të energjisë, Eni, ka kryer një mori udhëtimesh për të takuar furnizuesit e gazit në Afrikë.

Në këtë udhëtim janë përfshirë vizita me zyrtarë në Algjeri, Angola, Egjipt, dhe Republikën e Kongos. Descalzi është shoqëruar shpesh nga zyrtarë të lartë të Romës, sipas dokumenteve të publikuara nga kompania Eni dhe Qeveria italiane. Kompania shtetërore, Eni, dhe Italia, kanë arritur që përmes marrëdhënieve të së kaluarës, të sigurojnë më shumë gaz për të zëvendësuar furnizimet e konsiderueshme nga Rusia. Një ndryshim të tillë, të shkathët, nuk kanë arritur ta bëjnë shumë vende evropiane, teksa lufta e nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin e ka shtyrë kontinentin evropian që të mendojë për alternativa shtesë të furnizimit me gaz.

Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit

Shiheni Gjermaninë. Një shtet i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe i njohur për planifikime, tani është zënë në befasi. Aktualisht, ky shtet është në prag të recesionit dhe industritë gjermane po përgatiten për kursim të gazit. Italia, në anën tjetër, vend i njohur për krizat ekonomike, tani duket se është në pozitë më të rehatshme. Pasi ka siguruar rezervat e nevojshme, autoritetet italiane janë të bindura se nuk do të kenë nevojë që të racionalizojnë gazin.

Qeveria italiane madje ka thënë se Italia e ka “sigurinë më të mirë në Evropë” sa i përket situatës energjetike.

“Respekti që gëzon Descalzi në disa shtete afrikane është natyrisht përparësi”, ka thënë Alberto Clò, ish-ministër i Industrisë në Itali dhe ish-anëtar i bordit të kompanisë Eni, teksa ka komentuar vështirësitë në nënshkrimin e marrëveshjeve gjatë krizave me furnizim.

Italia do të nënshkruajë marrëveshje për gaz me Algjerinë

Një pjesë e mirë e Evropës përballet me dimër të vështirë, përfshirë Gjermaninë, Hungarinë dhe Austrinë. Në mesin e vendeve më pak të prekura nga kriza e energjisë janë Suedia, Franca dhe Britania, të cilat tradicionalisht nuk janë varur nga Rusia.

Martijn Murphy, specialist i çështjeve të naftës dhe gazit në kompaninë për hulumtime, Ëood Mackenzie, ka thënë se ndonëse në Itali, Rusia ka qenë furnizuesja më e madhe, shumëllojshmëria e furnizuesve dhe lidhjet prej kohësh me Afrikën, kanë nënkuptuar pozitë më të mirë për italianët tani.

“Eni ka lidhje të ngushta me të gjitha shtetet që bashkëpunon në veri të Afrikës: Algjeri, Tunizi, Libi dhe Egjipt, dhe në shumicën prej tyre është në krye të vendeve që investojnë”.

Situata e shkaktuar nga lufta, ka përballur edhe një herë Evropën me rrezikun e pasjes së një furnizuesi të madh. Kjo krizë kthen në mendje krizën e energjisë së viteve 1970, e cila e ka detyruar Perëndimin që rimendojë varësinë në naftën e Lindjes së Mesme, prandaj kanë dalë në pah alternativat si Venezuela dhe Meksika.

Kush kujt do t’ia ndalë i pari gazin?

Qeveria italiane nuk ka pranuar të komentojë në këtë temë. Ministria gjermane e Ekonomisë ka thënë se dëshiron të shmangë importet e gazit rus sa më shpejt që është e mundur dhe të ketë shumëllojshmëri të furnizuesve, duke përmendur punën që po bën për të pasur rezerva të gazit të lëngshëm natyror. Aktualisht Gjermania nuk ka terminale të gazit të lëngshëm natyror, derisa Italia i ka tri, dhe së fundi ka blerë edhe dy të tjera shtesë.

Strategjitë e dy blerësve

Italia ka konsumuar 29 miliardë metra kub të gazit rus vitin e kaluar, çka përbën rreth 40 për qind të importit total. Aktualisht ky shtet është duke zëvendësuar 10.5 miliardë metra kub të gazit duke rritur importet nga shtetet tjera, nisur nga ky dimër, sipas Enit. Pjesën më të madhe do ta sigurojë nga Algjeria. Prej pranverës së vitit 2023, Italia do të pranojë më shumë sasi të gazit të lëngshëm natyror nga Egjipti, Katari, Kongoja, Nigeria dhe Angola. Ky hap, sipas Enit, do t’i mundësojë Italisë të zëvendësojë 4 miliardë metra kub të gazit rus. Gjermania ka importuar vitin e kaluar 58 miliardë metra kub të gazit rus – 58 për qind të importit total. Mirëpo, furnizimet tani janë zvogëluar dukshëm përmes gazsjellësit, Rrjedha Veriore 1. Në pamundësi që të sigurojë furnizime afatgjata nga shtetet tjera, Gjermania është detyruar që të paguajë në treg çmime shtatë apo tetëfish më të larta për të zëvendësuar një sasi të gazit rus. Faktorë tjerë, përveç atij njeri, që kanë ndikuar në këtë realitet, janë se Gjermania nuk ka shtrirje në veri të Afrikës, sikurse Italia, dhe as nuk ka qasje në detin e Norvegjisë.

Gjermania, po ashtu, nuk ka shumë rezerva të naftës dhe gazit. nPavarësisht kësaj, zyrtarët gjermanë kanë bërë kalkulime të gabuara në vitet e fundit, sidomos pas vendimit të Rusisë për aneksim të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014. Më 2006 Italia ka blerë më së shumti gazin rus – përmes Enit. Mirëpo në tetë vjetët e fundit Gjermania e ka dyfishuar sasinë e gazit të importuar rus, derisa Italia ka marrë kahe të kundërt. nItalia ka nisur të zbatojë strategji tjetër më 2014, kur Qeveria e re e ka hequr nga pushteti, Sivio Berlusconin, i cili mban lidhje të ngushta me Putinin. nPo atë vit, Descalzi ka marrë nën kontroll kompaninë Eni. Ai njihet për mbikëqyrje të shumë projekteve të mëdha dhe atëbotë ka pasur vetëm një synim: të eksplorojë Afrikën. nNjë sukses i madh është regjistruar më 2015 në Egjipt kur Eni ka zbuluar rajonin më të pasur me gaz: Zohr.

Sipas disa burimeve, Descalzi ka shtyrë përpara projekte të shpejta me Enin, prandaj ka mundësuar nisjen e prodhimit në Zohr për më pak se dy vjet e gjysmë. Në Algjeri, ku Eni ka qenë prezent prej vitit 1981, kompania ka nënshkruar marrëveshje të re më 2019 për të vazhduar importet e gazit deri më 2027.

Udhëkryqi në Krime

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës, kanë shënuar një moment kyç në diplomaci. Për pasojë, Roma e ka tërhequr mbështetjen për projektin e Gazpromit, Rrjedha Jugore – në vlerë të 40 miliardë dollarëve.Ky gazsjellës ishte planifikuar që të bartte gazin nga Rusia në Hungari, Austri dhe Itali, duke kaluar përmes Ukrainës. Në vend të këtij projekti, Italia është përqendruar në ndërtim të një gazsjellësi që bart gazin nga Azerbajxhani, përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev gjatë një samiti të Partneritetit Lindor të BE-së në Këshillin Evropian në Bruksel, 24 nëntor 2017. nGjermania, ndërkaq, nuk ia ka kthyer shpinën Rusisë.

“Evropa dhe Rusia kanë ndërtuar partneritet energjetik për gati katër dekada dhe nuk ka qenë as një ditë në këtë periudhë, që gazi është përdorur si armë strategjike kundër Perëndimit”, ka thënë Johannes Teyssen, ish-udhëheqës i kompanisë E.ON më 2014, pas vendimit të Moskës për aneksim të territorit ukrainas.

Për më shumë, më 2015 është arritur një marrëveshje në mes të Gazpromit dhe kompanive që përfshinë edhe E.ON të Gjermanisë, për të ndërtuar gazsjellësin, Rrjedha Veriore 2. Me këtë hap, Gjermania ka vepruar verbërisht për herë të dytë. Një ditë para se Moska të niste luftën në Ukrainë, Klaus-Dieter Maubach, udhëheqës i Uniper, kompanisë gjermane që importon më së shumti gazi rus, ka thënë se Gazpromi është furnizues i besueshëm. Por, ai ka ndryshuar qëndrimet prej atëherë. Pas shtatë muajsh, Uniper është përgatitur që të padisë Gazpromin për dëmet e shkaktuara për mosfurnizimet me energji. Gjermania synon që të heqë dorë krejtësisht nga gazi rus në mesin e vitit 2024, ndonëse disa kompani kanë thënë prej tani që do t’iu duhet më shumë kohë. nTë gjithë e pranojnë se këto përpjekje do të jenë shumë të vështira dhe kanë koston e vet.

“Ne jemi varur shumë, dhe për kohë të gjatë, nga furnizimet e Rusisë”, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz në muajin qershor.

“Tashmë nuk funksionon ekuacioni i vjetër që Rusia është partnere e besueshme ekonomike, edhe në kohë krizash”. /REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!