MENU
klinika

Turqia, qendër për furnizimin me gaz natyror

Kriza energjitike/ Presidenti Erdogan: Arritëm marrëveshjen me Putin!

19.10.2022 - 18:49

Presidenti Recep Tayip Erdogan ka njoftuar sot se ka rënë dakord me Vladimir Putin që Turqia të shërbejë si një qendër për furnizimin me gaz natyror.

“Turqia do të jetë një qendër për gazin natyror. Në takimin tonë të fundit, ne ramë dakord me Putinin për këtë çështje. Ne do të krijojmë një qendër këtu me gazin turk që vjen nga Rusia” tha Erdogan në një takim me grupin e deputetëve Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Erdogan tha se shqetësimet po rriten në vendet perëndimore që përballen me kriza energjetike, duke shtuar se Turqia “nuk ka një problem të tillë”.

Javën e kaluar, në margjinat e Samitit të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, Erdogan zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me Putinin, i cili kishte propozuar ndërtimin e një qendre gazi natyror në Turqi.

Putini ka hedhur idenë për të eksportuar më shumë gaz nëpërmjet gazsjellësit TurkStream që kalon nën Detin e Zi në Turqi, duke e shpallur vendin si rrugën më të mirë për ridrejtimin e furnizimeve me gaz në Bashkimin Evropian pas rrjedhjeve të tubacionit Nord Stream.

Erdogan tha më parë se autoritetet ruse dhe turke të energjisë do të punojnë së bashku për të përcaktuar vendndodhjen më të mirë për qendrën e mundshme të shpërndarjes së gazit, duke shtuar se rajoni i Trakës së Turqisë, në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë, dukej se ishte vendi më i mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN