MENU
klinika

Kryesisht nga SHBA

Kroçierja ‘Seven Seas Voyager’ sjell në 558 turistë

06.10.2022 - 11:57

Kroçierja “Seven Seas Voyager”, ka sjellë ditën e sotme në Portin e Durrësit 558 të huaj pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA. Kryeministri Edi Rama ka publikuar video teksa vë theksin se ky sezon ka pasur një numër në rritje të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë si edhe në një shtrirje gjeografike të madhe.

“Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA.Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë????????dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuara. Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës”, shkruan Rama.

Turzimi ka qenë një nga sektorët që ka njohur rritje vitet e fundit dhe që është rikuperuar pas pandemisë. Më herët, qeveria ka premtuar se synohet se që të hiqet fjala sezon turistik, pasi Shqipëria duhet të jetë turistike 365 ditë të vitit. Duke iu referuar shifrave të para vitit 2013, kryeministri Edi Rama tha më herët se nga 4% të prodhimit të brendshëm bruto që ishte në atë kohë, sot është 17% e prodhimit të brendshëm bruto.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin