MENU
klinika

Emri

Kryeministri Rama rikandidon në zgjedhjet lokale një tjetër kryebashkiak

19.10.2022 - 15:56

Gazeta Panorama ka mësuar një tjetër emër në radhët e socialistëve që do të rikandidojë për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 2023.

Kryeministri Edi Rama mësohet se ka rikonfirmuar si kandidat për bashkinë e Gjirokastrës, kryetarin aktual Flamur Golemin.

Këtë Rama e la të kuptohej dhe nga një takim që pati këtë të mërkurë në Gjirokastër.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi punën e Flamur Golemit në krye të bashkisë përgjatë këtyre 4 viteve.

Duke folur dhe për protestën dhe kërkesat e pedagogëve, Rama i kërkoi Golemit t’i marrë e t’i mësojë se si të merren me fonde që rrogën ta përdorin vetëm për shpenzime të vogla.

Ndërkohë emrat e tjerë që ka mësuar Panorama se do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste, janë Armando Subashi për Bashkinë Fier, Eriselda Sefa për Bashkinë Lushnje dhe Erion Veliaj për Bashkinë Tiranë.

Fjala e Ramës

“Ka doktorë që janë të mirë kur marrin votat pastaj ngelen kurse doktori juaj këtu është gjirokastrit në kuptimin e mirë të fjalës. Më fal tha se të jam qepur. Këtë këmishën e ke parë nga unë, por nuk të shkon. Ose jo, e ke lënë jashtë se të është rritur barku pak. Duhet ta përgëzoj sic bëra me Almën dje në Përmet. Ti the ju keni më shumë bletë, por puna është se ata janë më të organizuar. Keni më shumë mjaltë, por ata janë më të organizuar.

Marrin më shumë fonde. Ju mjaltin e bëni dhe e mbani fshehurazi. Jo aq sa Alma por më shumë se të tjerët, bashkia e Gjirokastrës janë shembull për të marrë fonde. Do t’i lë amanet pedagogët e foltores, thuaj hajde t’ju mësoj si merren fonde me projekte që rrogën ta keni për shpenzime të vogla.Më tha dje, te pallati i Sportit nuk të coj dot, e ke lënë ti keq. Tek teatri që e kam rregulluar me donatorët tha hajde. Më tha po deshe të vish te pallati i Sportit, më jep lekët. Fondin e pallatit të Sportit do e marrë menjëherë se ekipet kur të bëjnë ndeshjet e ekipit të qarkut me ata të Tërmetit, t’i bëjnë në pallat sporti. Bëj kujdes arbitrin kur të luash me Tepelenën”, tha Rama.