MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 6

Kukësi lë krizën në Laç, kurbinasit 5 humbje radhazi

01.10.2022 - 16:59

Kukësi i Enkeleid Dobit ka marrë fitoren e parë sezonale në kampionat, madje ndaj një kundërshtari si Laçi, në Kurbin. Verilindorët do mjaftoheshin me një gol (0-1), për të marrë 3 pikët, në një sfidë mjaft delikate.

Minuta e 20-të do sillte golin. Gabriel Barbosa koordinohet mirë me kokë dhe mposht Dajsinanin. Në fundin e fraksionit, Spahiu merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, por gjuajta e tij nuk shkon në portë.

Kuksianët do provonin të gjenin golin e sigurisë, do ishin mjaft të rrezikshëm sidomos nga krahët, por mbrojtja kurbinase dukej e pozicionuar mirë. Loja do ishte mjaft e ashpër dhe e luftuar në pjesën e dytë, ku shumë futbollistë do ndëshkoheshin me kartonë të verdhë.

Mentor Mazrekaj tentoi të befasonte rivalët në fundin e ndeshjes me një goditje të fortë, por vetëm kaq, pasi neutralizoi Tafas. Ndeshja mbyllet në favorin e Kukësit, që numëron tashmë 5 pikë dhe renditet në vendin e tetë. Laçi është e fundit me 3 pikë.

Nga ana tjetër këtë të shtunë është zhvilluar edhe takimi Egnatia-Kastrioti, e cila u mbyll me barazimin 0-0. Të dyja skuadrat tentuan në disa raste për të gjetur golin, megjithatë në fund nuk ia dolën të finalizonin siç duhej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN