MENU
klinika

“Mirë është që ta themi”

Kumbaro: Bypass-i në Gjirokastër u vonua sepse…

19.10.2022 - 10:32

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Gjirokastër duke parë nga afër punimet në qytet. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro sqaroi vonesën e vendosjes në funksion të Bypass-it duke iu përgjigjur spekulimeve.

Ajo u shpreh se kanë pritur përfundimin e procedurës së këshillimit me UNESCO-n. “Nga pikëpamja e infrastrukturës kanë filluar bizneset janë hapur dhe i kanë kthyer në hapësira komerciale. Bypass-i ka dalë spektakolar.

Mirë është ta themi sespe ka pasus spekulime, u vonua sepse ne pritën të gjithë procedurën e këshillimit me UNESCO-n. Mirë është ta themi sepse nuk kemi pse të lejojmë spekulimet”, tha Kumbaro.

Nga ana tjetër Rama ironizoi spekulimet ndaj projektit. “Lëri spekulimet, atë punë kanë”, deklaroi Rama.