MENU
klinika

Kishte marrë pjesë në 5 misione paqeruajtëse

Kush është ish-komando që u kap me drogë në Turqi!

16.10.2022 - 12:57

Kujtim Çeliku, ish-komandoja që u vu në pranga pasi u kap me drogë në Turqi është një emër i njohur për policinë.

Ai rezulton i arrestuar në shtator të vitit 2011 pasi akuzohej për një grabitje ndaj një biznesmeni në Durrës. Çeliku dyshohej se kishte vjedhur një çantë me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh.


Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje.

Emri i tij figuronte në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Kujtim Çeliku, kishte marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Nga të dhënat rezultonte që ai të ketë qenë me shërbime të tilla, tri herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan.