MENU
klinika

Pas dorëheqjes së Truss

Ky është politikani që kryeson garën për kryeministër në MB

22.10.2022 - 15:01

Pas dorëheqjes së Liz Truss, nga posti i kryeministres së Britanisë, Rishi Sunak është politikani që kryeson garën për të qenë udhëheqësi i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

Ish-kancelari ka 93 miratime nga deputetët konservatorë deri më tani, megjithëse burimet për mediat e huaja thonë se, ai ka arritur tashmë 100.

Pas dorëheqjes së Truss/ Ky është poltikani që kryeson

Ish kancelari, Rishi Sunak

Ish-udhëheqësi Boris Johnson ,renditet i dyti me 44 mbështetës, është gati të hyjë në garë.

As Sunak dhe as Johnson nuk kanë nisur zyrtarisht fushatat e tyre, por kjo nuk i ka ndaluar mbështetësit të deklarojnë mbështetjen e tyre./