21.10.2022 - 11:39
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak do të qëndrojë sot në Kosovë.
Ai po vjen në Prishtinë me ftesë të presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.
Osmani ka ftuar Lajcakun për të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Kujtojmë që edhe javën e kaluar, Lajcak ishte për vizitë në Kosovë