MENU
klinika

Lajm i trishtë për kinematografinë

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”

14.10.2022 - 20:21

Aktori i Harry Potter dhe Cracker, Robbie Coltrane, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare në spital. Lajmi i hidhur u konfirmua nga agjenti i tij.

Aktori fitues i disa çmimeve kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dy vitet e fundit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Coltrane pushtoi ekranet televizive si psikologu mjeko-ligjor Dr Edward ‘Fitz’ Coltrane në dramën Cracker, për të cilën ai fitoi tre çmime radhazi BAFTA për aktorin më të mirë.

Aktori shënoi edhe interpretime të paharrueshme në filma duke përfshirë Nuns On The Run, Mona Lisa dhe Ocean’s 12 .

Ai luajti gjithashtu në filmat e James Bond- it, GoldenEye dhe The World is not Enough.

Anthony Robert McMillan lindi në Rutherglen, Skoci në vitin 1950. Ai mori emrin skenik Coltrane në fillim të të 20-tave për nder të saksofonisit të xhazit John Coltrane dhe depërtoi në produksionin teatror të Byrne-it The Slab Boys.

Cracker shënoi suksesin në vitet 1990 dhe ai bëri debutimin e tij në Harry Potter në 2001. Ai ka lënë pas dy fëmijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lekët shkojnë për sëmundjen skleroza multiple

Autorja e ‘Harry Potter’ dhuron 20 milionë $ për kërkime shkencore

"Doja që Boris Johnson të vdiste"

Deklarata shokuese e aktores së “Harry Potter”


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën