MENU
klinika

Deklarata

Ligji për “despiunizimin”, Balla: Kemi dakordësi me PD për disa propozime

17.10.2022 - 11:44

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për media lidhur me ligjin për “despiunizimin”.

Balla ka bërë me dije se ka një dakordësi me PD në disa pika, ndërsa përsëriti qëndrimin se edhe ata që janë vlerësuar nga komisionet e mëparshme, duhet të vlerësohen sërish në dritën e fakteve të reja.

“Ne kemi shprehur dakordësinë tonë me propozimin e PD për deklasifikimin e dosjeve. Pra ndryshimi që vjen në ligjin për informacion të klasifikuar për këtë pjesë të paketës së despiunizimit.

Në të njëjtin moment kanë ardhur edhe ndryshime të tjera nga drejtoria përkatëse. Duhet përmbyllur aspekti procedural në punën e komisioni ligjor.

Dakordësia jonë është dhe besoj që edhe për sa i përket ndryshimit që ne kemi propozuar, që zhbën pengesën që kishte deri tani, vlerësimi nga ana e autoritetit të kujtdo që hyn në juridiksionin e ligjit për t’u vlerësuar, edhe pse është vlerësuar nga komisionet më parë, duhet vlerësuar nën dritën e fakteve të reja që kanë dalë.

Unë mbështes edhe propozimin e shpalljes së monumente të kujtesës së burgjeve Tepelenës, Spaçit etj”, tha Balla.

Balla u ndal edhe tek Avokati i Popullit, për të cilin PD nuk ka ende një propozim. Ai shprehu keqardhje që janë shkelur afatet kushtetuese, duke shprehur rëndësinë e këtij institucioni.

“Është keqardhje e madhe që ne kemi shkelur disa afate kushtetuese dhe mbani mend që se sa bërtiste oppozita kur kishte vonesa në plotësimin e vakancave në shumë instucione të drejtësisë. Keqardhje që grupi i PD që i takon propozimi për avokatin e popullit, ende nuk ka një pozicion të qartë për një kandidaturë. Avokati në detyrë qëndron përtej mandatit. Mos të harrojmë rëndësinë që ka si një organ kushtetues”, tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Në interesin e I.M që të sqarohet çfarë ka qenë!"

“Meta bashkëpunëtor i Sigurimit apo jo?” Përgjigjet Balla