MENU
klinika

Vendimi i qeverisë për targat

Lista Serbe: Nëse vendosen gjoba për targat, do të ketë rezistencë

29.10.2022 - 10:35

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të përshkallëzuar të vendimit për targat, ka reaguar Lista Serbe, duke i çuar një mesazh kryeministrit Albin Kurti. Partia e serbëve është shprehur se vendosja e gjobave për targat do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër.

“Në emër të popullit serb nga kjo zonë, duam t’i themi qartë atij (Kurtit) se shqiptimi i masës së gjobave do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër të popullit serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina.”

Lista Serbe i ka konsideruar të ligjshme targat e lëshuar nga autoritetet serbe për qarkullim në Kosovë, të cilat sipas Qeverisë Kurti janë të kohës së Millosheviçit dhe i njohin qytetet e Kosovës me emra serb.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do ta shikojë në heshtje heqjen e së drejtës, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë rëndë. Njoftimi i Albin Kurtit nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të vazhduar me planin e persekutimit të serbëve nga vatrat e tyre shekullore”, thuhet në këtë reagim.

Lista Serbe ka përcjell mesazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte thënë se serbët e Kosovë nuk janë vetëm dhe se nuk do të lejohej dëbimi i tyre, edhe pse Kosova nuk ka shprehur qëllime të tilla ndaj komunitetit serb.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi