MENU
klinika

Reja ka ftuar 11 deri më tani

Lojtarët nga Superliga për miqësoren ndaj Arabisë

15.10.2022 - 21:41

Miqësorja e Kombëtares shqiptare ndaj Arabisë Saudite do të luhet kryesisht me futbollistë nga Kategoria Superiore. Edhe pse FSHF shpreson ende që të marrë ndonjë përgjigje pozitive nga lojtarë që luajnë jashtë e aktivizohen pak aktualisht me ekipet e dytë, duket se sfida në Abu Dabi do të përballohet me lojtarë që vijnë kryesisht nga skuadrat kryesore në elitën e futbollit të vendit tonë.

Ndaj në këto ditë, FSHF ka shpërndarë ftesat për disa prej këtyre lojtarëve, të cilat do të konfirmohen më datë 20 tetor kur të bëhet publike lista.

Për momentin ka shumë emra të përzgjedhur apo të vendosur në listë pritje, për të shmangur të papritura dëmtimesh apo në rastin kur ndonjë prej emrave që luajnë jashtë, arrin të shkëputen nga klubet, meqë data e kësaj ndeshje është jashtë kalendarit ndërkombëtar të FIFA-s.

Është mësuar se për momentin në listën e Rejas janë emrat e futbollistëve Ardit Deliu, Sherif Kallaku dhe Redon Xhixha të Tiranës. Eneo Bitri, Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj dhe Xhuliano Skuka janë emrat e përzgjedhur nga Partizani.

Rudolf Turkaj është emri i pikasur nga Reja dhe stafi i tij te Laçi, ndërsa Erdenis Gurishta, Esin Hakaj dhe Esat Mala janë tre emra nga radhët e Vllaznisë që pritet të veshin fanellën kuqezi.

Lista do të përditësohet në ditët në vijim, duke marrë për bazë edhe zhvillimet më të fundit në kampionatin shqiptar, për të krijuar një grup prej 23 emrash që do të përballojë këtë duel të parë në histori me Arabinë Saudite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 8

Përmbys Teuta, gjen fitoren e parë