MENU
klinika

Kopjoi këngën e tyre

Loredana dhe Noizy marrin masa ndaj serbit

26.10.2022 - 10:46

Ishte “iconstyle.al” disa ditë më parë që vuri re se bashkëpunimi i Noizy-t dhe Loredana Zefit, “Heart attack”, ishte kopjuar nga një youtube-r serb.

Ky i fundit emri i të cilit është Bogdan Ilic, por që njihet me nofkën Baka Prase është shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës.

Bogdan lançoi një “diss” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic. Kënga titullohej “MPQRS”, vija muzikore e të cilës ishte e njëjtë me atë të “Heart attack” të reperëve shqiptar.

Në një situatë të tillë, duket se së fundmi janë marrë masa ndaj serbit, pasi kënga nuk gjendet më në kanalin e tij në “Youtube”.

Ky “diss” është fshirë nga platforma shkak i shkeljes së të drejtave të autorit.

Ndërsa kujtojmë që bashkëpunimi i parë i Noizy-t dhe Loredanës rezultoi një sukses, duke numëruar afro 40 milion klikime në 4 muaj.

Pas bashkëpunimit të tyre të parë, reperët nuk janë ndarë nga njëri- tjetri. Madje dyshja janë përfolur gjatë në rrjet për një romancë.

Loredana ishte edhe pjesë e klipit të Noizy-t “Benzi ri”, vetëm si figurante në klip, por që nuk këndoi.

Ndërkohë edhe së fundmi dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit duke na lënë të kuptojmë që një tjetër bashkëpunim i tyre mund të jetë afër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën