MENU
klinika

Analiza

Lufta e Kinës ndaj Tajvanit do të vijë krejt papritur!

17.10.2022 - 17:19

Jeni të justifikuar nëse mendoni se Partia Komuniste Kineze (PKK) është shumë e sigurt në vete për t’u interesuar për atë që populli kinez mendon në të vërtetë.

Në fund të fundit – siç kanë treguar politikat zero-COVID – PKK do të përdorë masat më drakoniane për të kufizuar lëvizjet e popullit kinez dhe për të monitoruar aktivitetet e tyre, si në internet ashtu edhe përej tij.

Por nëse mendoni se një sistem i tillë politik ndihet plotësisht i sigurt, do të gaboheni.

Si fillim, protesta të shumta kanë shpërthyer kundër politikave zero-COVID, megjithëse publiku ende tenton të fajësojë autoritetet lokale mbi Pekinin.

Por çdo regjim që ka nevojë për kamera CCTV praktikisht në çdo cep – dhe një “firewall i madh” rreth internetit të tij – nuk është i sigurt.

Ndërsa partia i afrohet kongresit të saj të tetorit, ku udhëheqësi i CCP – Xi Jinping – është vendosur për një mandat të tretë të paprecedentë që do të qeverisë partinë dhe vendin, siguria po shtohet në të gjithë Kinën.

Kontrollet po bëhen kaq drakoniane saqë udhëtarët kinezë po detyrohen të pinë nga shishet e lëngjeve për të provuar se nuk përmbajnë substanca të rrezikshme.

“Operacioni 100-ditor” i cili filloi në qershor, ka bërë që të arrestohen mbi 1.4 milionë persona, me fokus pakicat etnike dhe fetare.

Taiwan: preparing for a potential Chinese invasion | Financial Times

Kjo nuk është e kufizuar vetëm për ujgurët myslimanë të Xinjiang-ut, por për mongolët etnikë në veri të vendit dhe tibetianët në jug.

Ndaj, ky nuk duket si një sistem politik i sigurt në besnikërinë e popullit të vet.

Zero-COVID mund të duket vetë-shkatërrues, por megjithatë i ka dhënë PKK-së një mundësi të shkëlqyer për të ruajtur sigurinë. Në të vërtetë, ka mënyrë më të mirë për t’i përgatitur njerëzit për luftën e ardhshme dhe për të gjitha vështirësitë që mund të sjellin gjithashtu?

A mund të ketë kjo implikime atëherë për Tajvanin, demokracinë ishullore që PKK e sheh si një provincë renegate?

Mbani mend, Pekini ka një gamë mundësish për të sulmuar.

Pushtimi – ose të paktën një bllokadë rreth Tajvanit – mund të largojë vëmendjen e publikut kinez nga problemet e brendshme nëse lind nevoja.

Për më tepër, duke folur për domosdoshmërinë e ‘bashkimit’ me Tajvanin për kaq gjatë, PKK nuk mund të lejojë të tërhiqet tani.

Mos mendoni se problemet me të cilat përballet Rusia në Ukrainë do ta pengojnë PKK-në, meqë ra fjala, edhe nëse ajo detyron një rishikim të strategjisë.

Media shtetërore e Kinës vazhdon ta portretizojë pushtimin rus si të justifikuar dhe të suksesshëm.

E gjithë kjo vjen pasi Senatorët amerikanë po kërkojnë të rrisin ndihmën ushtarake për Tajvanin në 10 miliardë dollarë, nga 6.5 miliardë dollarë fillestarë, dhe përveç 1.1 miliardë dollarëve në shitje të armëve.

Projektligji i rishikuar i mbrojtjes lejon sigurimin e armëve dhe pajisjeve me vlerë 1 miliard dollarë nga inventarët ushtarakë. Megjithatë, fakti që kaq shumë armatime janë dërguar në Ukrainë mund të pengojë armatimin e Tajvanit deri në vitin 2027.

Masa të tilla nga SHBA mund të shihen si provokuese, por gjithashtu mund të shihen si të nevojshme duke pasur parasysh rritjen e tensioneve.

Ndërkohë, populli kinez do të vazhdojë të pyesë pse Kina nuk mund të pushtojë Tajvanimn nëse Rusia mund të pushtojë Ukrainën.

Fakti që kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin këtë verë shkaktoi ankth kudo.

Ndërsa “operacioni 100-ditor” po demonstron, ndërkohë, PKK nuk i frikësohet askujt aq sa njerëzit e saj.

Kjo është arsyeja pse mundësia e një konflikti për Tajvanin nuk mund të injorohet.

Humbja e imazhit mund të jetë e padurueshme dhe Pekini e di se tani ka një gamë mundësish, por lufta mund të shpërthejë kurdo. Prandaj, bota duhet të përgatitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministri i mbrojtjes, deklaratë të fortë

“Kina do të pushtojë Tajvanin deri në 2025”