MENU
klinika

Përgatitjet për zgjedhjet vendoret

Mandatimi/ Berisha lë në ‘dorë’ të Palokës bashkimin e PD-së

06.10.2022 - 20:33

Në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit për njohjen e vulës dhe logos së PD, kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka nisur misionin për bashkimin e kësaj force politike.

Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i demokratëve, sipas të cilit oferta e fundit është ftesa që Paloka u bëri deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeaj për të marrë pjesë në primare.

Berisha: Do të jenë primarët ato dhe jo kryesia që do të caktojë kandidatin.Çdo deputet që dëshiron të kandidojë për cilindo vend është i ftuar të kandidojë. Nuk është kjo një garë që e drejton lidershipi i PD, jo. Është një garë që e përcaktojnë primaret. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit.

Pakti me aleatët e tij politik po i çon drejt një dakordësie që e gjithë opozita të përfaqësohet me kandidatë të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha: Konstatoj se realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve në vijim unë do të takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitete elektoral por nuk janë në parlament. Dhe me ata do përpiqem gjejmë një ujdi. Të shkohet në këto zgjedhje me një front të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës.

Nga ana e tij kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, shprehet se nuk ka më shqetësim sa i takon ujdisë për garën e përbashkët.

Duka: Ramë dakord në parim, shprehja e tij që meraku im janë të fitohen zgjedhjet vendore nuk është patjetër që të jetë një kandidaturë e PD ishte dakordësia që ai dha me propozimet që i dhamë ne. Nëse arrihet marrëveshja në një nga këto mënyra, mundësitë për të fituar një shumicë dërmuese të bashkive në zgjedhjet vendore është shumë e madhe.

Ndërkohë presidenti Begaj ka vijuar takimet për të caktuar datën e zgjedhjeve e cila me gjasë do të jetë 14 maji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN