MENU
klinika

Prishje e menjëhershme e kontratës

Mbappe paguan “cash” vetëm të largohet nga PSG

15.10.2022 - 13:08

Mes PSG dhe Kylian Mbappe nuk flitet më për dashuri, përkundrazi, palët janë përfshirë në një “luftë të ftohtë” pasi ylli francez po bën gjithçka për tu larguar se më shpejt nga Parisi.

Situata është më të vërtetë shqetësuese pasi ky vendim i Mbappe vjen pak muaj pasi rinovoi kontratën e tij deri në 2025. Sipas L’Equipe, Mbappe është i gatshëm të prishë menjëherë kontratën, të largohet që në janar.

Por nëse e bën diçka të tillë, është i detyruar të paguajë 6 muajt e angazhimit të tij te PSG, është i detyruar të paguajë diku te 20-30 milionë euro, në të njëjtën kohë duhet të provojë që punëdhënësi i tij ka shkelur kushtet e kontratës.

Më herët, përpara se Mbappe të firmoste rinovimin e kontratës, mediat shkruanin se një nga kushtet ishte edhe largimi i Neymar. Nëse kjo do të ishte në kontratë, atëherë me siguri Mbappe do ta fitojë këtë cështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN