MENU
klinika

Përballja me agresionin rus

Mblidhet sot në Pragë Komuniteti Politik Evropian

06.10.2022 - 12:01

Sot në Pragë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian ku pritet të diskutohet për ekonominë, sigurinë dhe situatën energjetike. Mbledhja është përshkruar nga Brukseli si një “platformë për koordinimin politik” për 44 vendet e ndryshme që marrin pjesë.

I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe kryeministri Edi Rama i cili do të jetë edhe folës bashkë me presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy i cili do të lidhet përmes një video-konference nga Ukraina, kryeministrja e Britanisë Liz Truss, kryeministri i Norvegjisë Gahr Store dhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala.

Zyrtarët e BE-së presin që të bien dakord për të mbajtur një mbledhje pasuese të komunitetit brenda gjashtë muajsh në një vend jashtë bllokut, me Britaninë dhe Moldavinë që të dyja ofrojnë të jenë mikpritëse.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur më herët se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike.

Kujtojmë se koncepti i Komunitetit Politik Europian u artikulua për herë të parë në 9 maj 2022 nga presidenti francez, Emmanuel Macron në Strasbourg. Objektivi i tij primar është të garantojë sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin evropian dhe bashkëpunim në sektorë të caktuara socio- ekonomikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN