MENU
klinika

"Erdogan përdori peshën e zyrës së tij për…"

Mbyllja e institucioneve arsimore turke, reagon KiE

21.10.2022 - 18:14

Njëzetë anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme i janë drejtuar Këshilit të Evropës me një letër ku dënojnë mbylljen e dy institucioneve arsimore turke në Tiranë, respektivisht kolegjit ‘Mehmet Akif’ dhe kopshtit ‘Zubeyde Hanim’.

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të KiE theksohet se mbyllja është vlerësuar nga ekspertët si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

Deklarata vijon duke nënvizuar se presidenti tur Erdogan përdori peshën e zyrës së tij për t’I kërkuar autoriteteve shqiptare mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët janë në opozitë.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i bën thirrje Shqipërisë që të repektojë shtetin e së drejtës dhe thekson se do ta ndjekë këtë rast”, mbyllet deklarata.

DEKLARATA E KiE

Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë (shih Doc. 14649“Thirrja e Republikës së Moldavisë për të rivendosur sundimin e ligjit”) dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.

Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.