MENU
klinika

Ja çfarë shkruajnë

Mediat turke ‘trembin’ Greqinë: Ja çfarë mund t’ju bëjë super-raketa

19.10.2022 - 12:15

Turqia ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër të prodhimit vendas mbi Detin e Zi të martën.

Sipas shumë mediave, ajo synonte të trembte rivalin e saj, Greqinë, me të cilën është përfolur shpesh për një konflikt të armatosur.

Mediat greke kanë raportuar për mënyrën sesi u pasqyrua në shtypin turk.

“Greqia është në zonën tonë të mbulimit”, shkruhet në një artikull në faqen e parë të gazetës Turkiye në të cilin përshkruhen aftësitë e raketës balistike me rreze të shkurtër veprimi “Tayfun.”

“Raketa vendase “Tayfun” goditi objektivin në një distancë prej 561 km me një goditje të saktë. Krenaria e madhe për mbrojtjen tonë. Raketa autoktone e zhvilluar nga Roketsan u testua gjithashtu në Rize.

“Tayfun” ia arriti qëllimit me një rreze që mund të godasë të gjitha anët e Greqisë ”, thuhet në shkrim, duke ia përshtatur lajmin klimës “proluftë” ndaj vendit tonë (Greqisë).

Në artikullin e medias turke paraqitet një hartë me rrezen dhe “aftësitë” e raketës së re balistike , e cila përfshin jo vetëm Greqinë , por edhe vende të tjera fqinje të Turqisë si Bullgaria, Qiproja, Siria, Libani, Izraeli, Iraku dhe Armenia.

Sa i përket strukturës, “Tayfun” i ngjan raketës balistike “Bora”. Sipas raporteve turke, ajo do t’i bashkohet forcave të armatosura turke pas përfundimit të testeve, duke forcuar “aftësinë parandaluese,” siç thonë ata.

Sipas rrjeteve turke, Tayfun i  zhvilluar nga kompania turke e mbrojtjes ROKETSAN , do t’i bashkohet forcave të armatosura turke pas disa testeve të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NATO nuk do t'i bindet kërkesave të saj

Askush nuk e beson më Turqinë…


Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore