MENU
klinika

Disa ditë pas zisë së Mbretëreshës

Meghan dhe Harry shfaqen duke u argëtuar në një koncert

08.10.2022 - 10:46

Meghan Markle dhe Princ Harry së fundmi janë zhveshur nga kornizat, dhe kanë shijuar një koncert. Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë argëtuar nën muzikën e kantautores Paula Fugës. Kjo e fundit së bashku me kolegun e saj Jack Johnson dhuruan një natë të paharrueshme në Santa Barbara Bowl, Kaliforni.

Sipas raportimeve thuhet se Harry dhe Meghan e shijuan këtë koncert, ndërsa janë parë duke kërcyer dhe pirë alkool gjithë mbrëmjen. Çifti është shfaqur shumë i lumtur.

Kjo është dalja e tyre e parë që nga kthimi në SHBA pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit me dhjetë persona të tjerë me të cilët u panë duke biseduar.

Kujtojmë që Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta më 8 shtator, kur Harry nxitoi në Skoci për të qenë pranë gjyshes së tij.

Ajo vdiq disa orë më vonë dhe Harry, për fat të keq, nuk arriti në kohë për të thënë lamtumirën e tij. Dhe burimet thuhet se pretendojnë se Harry mësoi për vdekjen e monarkes së ndjerë në internet.

Harry dhe Markle nderuan Mbretëreshën së bashku me Princin William, Kate Middleton, Mbretin Charles III dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore, pavarësisht tensioneve që kur ata dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në 2020.