MENU
klinika

Dy parti në Britaninë e Madhe kërkojnë hetim urgjent

Mesazhet e Liz Truss u hakuan nga rusët gjatë fushatës?

30.10.2022 - 10:18

Qeveria britanike po përballet me thirrje për të kryer hetim urgjent pas publikimit të raporteve ku thuhet se një telefon që i përkiste ish kryeministres Liz Truss ishte hakuar nga Rusia.

Liberalët demokratë dhe Partia e Punës i kanë cilësuar akuzat si jashtëzakonisht serioze dhe shqetësuese për vendin.

Agjentët e dyshuar se punon për presidentin rus Vladimir Putin dyshohet se kanë hakuar telefonin personal të ish kryeministres gjatë fushatës verore duke fituar akses në detajet e negociatave me aleatët kryesorë ndërkombëtarë.

Mesazhet private midis sekretarit të jashtëm në atë kohë dhe ministrit Kwasi Kwarteng thuhet se janë siguruar nga hakerat sipas Mail On Sunday.

Duke folur për Sky News, kryetari i Komitetit të Përzgjedhur të Mbrojtjes, Tobias Ellwood tha se ai nuk ishte në dijeni të incidentit, por kishte parë raportet.

“Ky është një kërcënim i vazhdueshëm nga Rusia, ata po bëhen gjithnjë e më të zotë në këto sulme kibernetike dhe hakerime. Ne marrim masat më të rrepta për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë,” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Times”: Kthejeni Boris Johnson

Përse votuesit nuk besojnë tek Truss dhe Sunak