MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Meta shpreh mbështetje pa kushte për Berishën: Partia e Lirisë nuk do të sfidojë asnjë kandidat të PD

21.10.2022 - 11:55

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti të përfunduar marrëveshjen me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale.

Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë do të mbështesë çdo kandidat të PD, ndërsa vetë do fokusohet te këshillat bashkiakë.

“Për mua marrëveshja është e përfunduar. Ne do të mbështesim çdo kandidat që do të konfirmojë Partia Demokratike, e vërteta. Për mënyrën si do të përzgjidhet kandidati përgjegjësia i takon PD-së dhe Sali Berishës. Ne do synojmë maksimumin në këshillat bashkiakë. Nuk do ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon kandidatët e Partisë Demokratike”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balla prezanton kandidaten e Lushnjes

“Berisha dhe Meta kërkojnë të përzënë Bashën”