MENU
klinika

"Nuk e shohim njëra-tjetrën si..."

Mike apo rivale me Xhemin, flet Fjoralba

26.10.2022 - 10:39

Këtë sezon Salsano Rapi bashkëprezanton “Portokallinë” me dy moderatore simpatike në krah. Përpos Fjoralba Ponarit, këtë vit edhe Xhemi Shehu u rikthye në shtëpi pas dy viteve mungesë.

Prezenca e dy vajzave në këtë format, ka krijuar përshtypjen në rrjet se ato nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën. Ndonëse sa herë janë pyetur edhe Xhemi edhe Fjoralba e kanë mohuar një xhelozi midis tyre, njerëzit akoma kanë dyshimet e tyre.

Së fundmi ka qenë Ponari e cila ka realizuar një “ask me a question” në Instagram, ku sigurisht nuk ka munguar një pyetje në lidhje me kolegen e saj.

“Si ndihesh tani që po bashkëpunon me Xhemin?”- pyet një ndjekës.

Fjoralba nuk ka hezituar të përgjigjet duke u shprehur: “Jemi njohur kur të dyja punonim në “E Diell” edhe pse në pozicione të ndryshme nga marrëdhënia që kemi sot. Gjithmonë kam pasur shumë konsideratë për të si njeri, patjetër dhe si profesioniste, prej së cilës kam shumë çfarë të mësoj.”

E pyetur për bashkëpunimin me Fjoralbën edhe Xhemi më herët u shpreh se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”– deklaroi Xhemi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arjola, Xhemi, apo Fjoralba?

Kush do ta moderojë ”Portokallinë”?

Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin

Prapaskena e rikthimit të moderatores në ekran

Fjoralba Ponari shuan kuriozitetin e të gjithëve

Do të ketë prezantuese të tjera në “Portokalli”?


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën