Milan ia del me sukses të marrë fitore ndaj Juventusit, në ndeshjen e Serie A që përfundoi 2-0 në favor të tyre. Takimi nisi me ngacmime nga të dyja palët, por pa mundur dot të arrijnë deri te konkretizimi.Stadiumi ngrihet peshë në minutë ne 20-të, kur Rafael Leaon e ndal vetëm shtylla nga goli.
I njëjti futbollist rrezikon sërish portën e mbrojtur nga Szczezny brenda fraksionit, por portugezi nuk ka shënjestrën e duhur për të dërguar topin pas shpinës së portierit polak. Sërish pa fat ekipi i Piolit, që gjen sërish vetëm shtyllën. Goli i kampionëve të Italisë erdhi në fund nga Tomori.Për t’i dhënë qetësinë e duhur milanistëve mendon Diaz me golin e tij, sapo fillon pjesa e dytë.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, ekipi kampion i Italisë administroi në mënyrë të përkryer rezultatin, duke shkuar kështu në kuotën e 20 pikëve, në vendin e 3-të. Klubi nga Torino vijon me përformancat me ulje-ngritje dhe tani e shikon veten në vendin e tetë me 13 pikë.