MENU
klinika

Nga Lutfi Dervishi

Mos iu përgjigj pëllitjes së gomerëve

01.10.2022 - 12:04

Një gomar nga ata që njihen në publik për gomarllëqe, nxorri një foto në facebook- un e tij ku bari ishte ngjyrosur me ngjyrën blu dhe tha: “a e kuptoni çfarë ju kanë bërë, ju kanë bërë të besoni se bari është ngjyrë e gjelbër? Ju kanë shpëlarë trutë.”

Tigri, i njohur për nervozitetin që i shkaktonin gomarllëqet, i shkroi në koment vetëm një fjalë: IDIOT.

Mirëpo kafshët e tjera nisën komentet. Dhelpra për nxitur debatin shkroi poshtë tigrit. Sigurisht që gomari është idiot. Nuk po na thotë ndonjë gjë të re. Të gjithë e dimë tashmë se ne deri më sot kemi qenë të gënjyer nga propaganda- bari është blu. Komentit të dhelprës i dhanë like menjëherë 3 hijena, ndërsa një nuse lale i bëri shenjën e zemrës. Një tufë delesh postuan me nxitim, secila nga një fjalë: “super”, “të lumtë”, “gjeniale”. “Me fat që të kemi”. “Mos vdeksh kurrë”. “i madh”. “Bravo”! “Legjendë”

Javanews
Home Kryesoret
Mos iu përgjigj pëllitjes së gomerëve
01/10/2022 11:42
Mos iu përgjigj pëllitjes së gomerëve
Shperndaj ne Facebook
Shperndaj ne Twitter
Nga Lutfi Dervishi

Një gomar nga ata që njihen në publik për gomarllëqe, nxorri një foto në facebook- un e tij ku bari ishte ngjyrosur me ngjyrën blu dhe tha: “a e kuptoni çfarë ju kanë bërë, ju kanë bërë të besoni se bari është ngjyrë e gjelbër? Ju kanë shpëlarë trutë.”

Tigri, i njohur për nervozitetin që i shkaktonin gomarllëqet, i shkroi në koment vetëm një fjalë: IDIOT.

Mirëpo kafshët e tjera nisën komentet. Dhelpra për nxitur debatin shkroi poshtë tigrit. Sigurisht që gomari është idiot. Nuk po na thotë ndonjë gjë të re. Të gjithë e dimë tashmë se ne deri më sot kemi qenë të gënjyer nga propaganda- bari është blu. Komentit të dhelprës i dhanë like menjëherë 3 hijena, ndërsa një nuse lale i bëri shenjën e zemrës. Një tufë delesh postuan me nxitim, secila nga një fjalë: “super”, “të lumtë”, “gjeniale”. “Me fat që të kemi”. “Mos vdeksh kurrë”. “i madh”. “Bravo”! “Legjendë”

MOS HUMBISNI

Hani këtë me stomak bosh për të eleminuar parazitët
Germostop

Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani!
ProstaGenius

Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
GoSlim
Eliminon mykun e thonjve në 3 ditë! Lexoni recetën
Fungo Stop
Ariu kur pa reagimet e deleve i hipi gjaku në kokë dhe shkroi: Mirë gomari, që e ka kaluar rëndë Covidin, po ju, ju kanë lënë sytë. Bari është jeshil. Komenti ariut mori dhjetëra zemra nga lopët, ndërsa kali shkroi: gomari është idiot dhe i bëri tag mushkës për të komentuar. Mushka u zu ngushtë. Nuk mund të komentonte publikisht kundër të atit, por nuk dëshironte të zemëronte as dajën e vet. Për momentin kafshët e tjera shihnin vetëm një shenjë që tregonte se mushka po shkruante diçka, mesa dukej një shpjegim të gjatë, që megjithë pritjen askush nuk e pa të postuar.

Facebook po ziente.

Kafshëve u shkonte një “notification/njoftim” që një postim shumë i rëndësishëm i gomarit, po debatohej gjerësisht. Majmunit i shkoi disa herë “notification” për postimin dhe komentet, dhe gati sa nuk u fut edhe ai në sherrin virtual, por u kujtua se Facebook kishte ca algoritme që sapo pikasnin një sherr, e bënin postimin më viral që kafshët të qëndronin më gjatë në rrjetin social. Majmuni kaloi në Twitter për të lexuar ndonjë lajm rreth bananeve.

Tigri ndërkohë ishte acaruar dhe kërcënoi se kush do të guxonte të thoshte se bari është blu, do të kishte punë personalisht me të.

Mirë është të merremi vesh, si kafshë që jemi, pa kaluar në sherre e dhunë. Mund të bëjmë një sondazh këtu dhe le të vendosë, shumica – shkroi dhelpra që ishte tejet e ngeshme dhe dëshironte që debati të mos shuhej.
Luani e pa me vonesë postimin e gomarit dhe kur mbaroi se lexuari të gjithë komentet e kishte marrë uria. I nervozuar dha verdiktiin e tij: Gomari ka të drejtë. Tigrit i ndalohet të shkruaj në facebook për një vit.

Tigri e pranoi vendimin. Nuk kishte rrugë tjetër. Megjithatë guxoi t’i shkruante Luanit në inbox. “Im Zot, pse më dënuat me heshtje kur ju e dini që bari është jeshil.”

“Nuk ke marrë dënim se pse ke thënë se bari është jeshil, -iu përgjigj Luani, por sepse ke bërë një gomarllëk më të madh se gomari. Je futur në debat me një gomar dhe nuk ke humbur vetëm kohën tënde, por ke lënë pa punë edhe kafshët e tjera”.

Morali i fabulës së njohur në internet:

Humbja më absurde e kohës është debati me injorantin, idiotin apo torollakun që nuk i intereson e vërteta apo realiteti, por vetëm hapja debatit rreth fiksimeve, inatit, zilisë apo paranojave të tij.

Kësaj race të idiotëve që interneti dhe televizioni i ka shumuar si brenjtësit, sado fakte, prova, dëshmi dhe argumenta t’u paraqesësh, nuk kanë aftësinë për të kuptuar, për të mos thënë që janë të verbuar nga egoja, urrejtja, inati dhe dashuria platonike për veten. Gjithçka që duan është vëmendja! Ky tipi mendon se bota është e sheshtë se po të ishte e rrumbullakët do të rrotullohej rreth tij.

Kush është tipiku i injorantit/fodullit/kokoroçit në ditët e sotme të rrjeteve (a)sociale? një gagarel që si rregull fryhet si gjeli majë plehut, që kërkon vëmendje me çdo çmim dhe që si rregull mban mend gjithçka me përjashtim të librit të fundit që ka lexuar.

Kur injoranca bërtet, inteligjenca hesht.

Siç këshillonte Pitagora: më mirë mbyll gojën se të hapësh debat me një injorant/delirant publik.