MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e katërta në grupe

Napoli perfekt, Brugge ndal Atleticon

12.10.2022 - 20:44

Napoli është ekipi i vetëm deri tani që ka marrë pikët maksimale (12) në grupet e Champions, teksa regjistroi fitoren e katërt radhazi, e fundit 4-2 ndaj Ajax në stadiumin “Maradona”. Një sukses që e kualifikon më tej.

Ekipi i Spalletit zgjidhi takimin shumë shpejt, me 2 gola që në minutat e para. Lozano hapi siparin e golave, ndërsa Raspadori thelloi edhe më shumë avantazhin. Goli i Klaassen dha shkëndija shprese se holandezët do mund të merrnin qoftë një pikë.

Por penalltia e Kvaras vulos një herë e mirë fatet e këtij takimi. Djemtë e Schrauder fituan një 11-metërsh në fund, e cila u kthye në gol nga Bergëijn. Emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Osimhen.

Në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Atletico Madrid u ndal në shtëpi 0-0 nga Club Brugge, edhe pse në fund belgët luajtën me 10 lojtarë. Brugge mbetet i pathyeshëm dhe kualifikohet me 10 pikë, ndërsa madrilenët do të duhet të luftojnë fort në 2 ndeshjet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas kërkesës së Mbappe për t’u larguar

“Bomba” e fundit, Ronaldo vetofrohet për PSG


“Tani mund t’i quani gola ‘alla Jilldiz’”

Kenan është idhulli i ri te Juventusi, Del Piero e “bekon”

Rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Super kontratë për Lamine Yamal deri në 2030

“U fsheha pas biçikletave kur Ksavi më thirri në ekipin e parë”

Lamin Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës