MENU
klinika

COVID-19

Në 24 orët e fundit, 9 raste dhe asnjë humbje jete

10.10.2022 - 17:10

Ministria e Shëndetësisë: 140 testime, 9 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

10 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 140 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto bashki:

Janë 339 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 87 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 140

Testime totale 1,986,857
Raste pozitive 331,357
Raste të shëruara 327,428
Raste Aktive 339
Humbje jete 3,590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Lexo edhe :  Sulmet kibernetike/ SHBA projektrezolutë kundër Iranit: Po minon Shqipërinë

Tiranë 207
Elbasan 33
Fier 24
Vlorë 20
Gjirokastër 16
Shkodër 11

Lezhë 11
Durrës 5
Dibër 5
Korçë 2
Berat 3
Kukës 2