MENU
klinika

Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë punimet

Në Elbasan nis rehabilitimi i rrugëve në lagje

12.10.2022 - 13:30

Pas përfundimit të investimeve në qendër të qytetit, Bashkia e Elbasanit njofton se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë nisur punën për shtrimin e mbi 70 mijë metra katror në lagjet e qytetit.

Për të inspektuar punimet ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja.

“Ajo çfarë po bën Bashkia e Elbasanit është një transformim tërësor. Jo me shpenzime luksi, por shumë të nevojshme për njerëzit këtu pasi kur binte shi i mbyste balta dhe infrastruktura nuk qe e duhura. Janë një sërë programesh të riasfaltimit që po i bën Bashkia e Elbasanit edhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare, Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Nuk janë pak 70 mijë metër katror që do të hidhen në pak muaj në Bashkinë e Elbasanit për të prekur shumë pika që kanë qenë disi jashtë vëmendjes për shkak se investimet kryesore kanë qenë në qendër”, theksoi Damian Gjiknuri.

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të bërë gjithçka që është e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Unë e di që qytetarët kanë edhe probleme të tjera. Qeveria po bën gjithçka. Përsa i përket Bashkisë për ta bërë jetën më të mirë me këto investime, është një punë që ecën në drejtimin e duhur. Bashkia meriton një vlerësim në këtë drejtim. Shpresoj shumë shpejt që i gjithë investimi të mbarojë. Shumica e njerëzve e mbështesin dhe janë të kënaqur me këtë punë që po bëjmë. Kështu që i urojmë suksese”, deklaroi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Gledian Llatja i shprehu mirënjohjen qytetarëve të Elbasanit për mbështetjen dhe bashkëpunimin për jetëzimin e këtij projekti. “Ky është një bllok i madh pallatesh ku përkthimi i investimit në numër popullsie ka një raport shumë të drejtë. Janë 5000 banorë që preken nga ky investim në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse i përmirësohet mënyra e jetesës. Ky investim ka gjetur mbështetjen e të gjithë banorëve”, tha Llatja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN