MENU
klinika

Monitorimi me makinat inteligjente

Në këto akse nuk do të ketë më policë rrugorë

20.10.2022 - 09:43

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ka bërë me dije se në disa akse rrugore do të nisë monitorimi përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit duke shmangur praninë e policëve rrugorë.

Berberi u shpreh se janë duke u monitoruar me këtë mënyrë 200 km e para që përfshijnë akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që do të bëjë monitorim me radarë të të gjitha akseve rrugore. Pjesë e qendrës do të jetë ARRSH, policia, emergjencat civile, ku në kohë reale do të vijë informacioni duke hequr policët nga rruga.

Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH në emisionin Good Morning Albanians.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia bën bilancin e operacioneve

Çfarë ndodhi gjatë javës në Shqipëri


Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall