MENU
klinika

Parregullësitë e transferimit

Neymar në telashe, kërkohen 5 vjet burg për të

14.10.2022 - 11:53

Sipas raportimeve nga Spanja, për sulmuesi brazilian Neymar janë kërkuar 5 vjet burg, pikërisht për parregullsitë e kalimit të tij nga Santos te Barcelona në vitin 2011.

Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, mbi Neymar rëndon akuza për mashtrim. Sipas të dhënave të bëra publike nga kjo gazetë, autoritetet fiskale në Spanjë kanë kërkuar 2 vjet burg dhe 10 milionë euro dëmshpërblim nga ai.

Shuma të cilën ai ka fshehur llogaritet në 8.4 milionë euro. Por nuk mbaron me kaq, sepse shoqëria brazilian “DIS” që pretendon se zotëronte 40% të të drejtave të tij kërkon 150 milionë euro dhe 5 vjet burg për Neymar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN