MENU
klinika

Edhe fashon e dorës

Nga bluza e këpucët, Benzema vishet me ar

18.10.2022 - 11:17

Adidas ka prodhuar një linjë produktesh super të kufizuara për të festuar fitimin e “Topit të Artë” nga Karim Benzema. Ky ishte moment kurorëzimi i një viti të artë për një nga talentet e qëndrueshme të futbollit.

Fitorja e Benzema në Paris mbrëmë është kulmi i arritjeve individuale për një lojtar që ka luajtur në nivelin më të lartë nga viti 2005. Duke qenë një nga sportistët më jetëgjatë të Adidas-it, është e kuptueshme pse firma e njohur e veshjeve sportive ta festojë këtë moment me stil.

Një linjë e re, ‘Hand of Gold’, tregon fashën ikonë të dorës së Benzema, të cilën e mban në çdo ndeshje që nga viti 2019. Ajo kthehet nga e bardha në ngjyrën e fitores, duke treguar historinë frymëzuese të një djali të ri nga Bron në Francë, i cili kapërceu çdo pengesë, luftoi pa fund për të arritur në majë.

Përveç fanellës së artë të Benzema dhe fashës së dorës, Adidas ka bërë edhe dy modifikime të produktit të edicionit super të kufizuar për të njohur arritjet e KB9. Francezi do të bekohet me një palë këpucë të arta “X Speedportal”, e kompletuar me thekse të arta dhe ngjyrat e flamurit francez.

Adidas dhe Real Madrid kanë bashkëpunuar gjithashtu për një fanellë të artë të edicionit special me numrin 9, i cili do të jetë i disponueshëm për një kohë të kufizuar nga 18 tetori përmes dyqaneve të firmës së njohur sportive dhe Real Madridit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN