Pak javë më parë, legjenda e boksit Mike Tyson fotografohej teksa lëvizte në një karrige me rrota, që shtyhej nga një person tjetër. Ndërsa sot, ai ka postuar një video, ku duket në formë të shkëlqyer në ring, duke treguar edhe një herë aftësitë e tij prej kampioni.
Mike Tyson u tërhoq nga boksi në vitin 2005 dhe duket se ka kaluar problemet shëndetësore që ka patur së fundi. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, ai është duke u stërvitur bashkë me trajnerin e rij Rafael Cordeiro.
“Duke u stërvitur me grushte”, shkruan Tyson. 56-vjeçari ka patur disa probleme shëndetësore së fundi, çka u konfirmuan kur u fotografua në një karrige me rrota në aeroportin e Majemit. Boksieri sqaroi se vuante nga nervi shiatik, një nga arsyet që e detyruan të lërë boksin. Gjithsesi, duket se “Iron Mike” është rikthyer.