MENU
klinika

Bojkot dhe kuota bosh!

Nis sot viti i ri akademik, si paraqitet gjendja e universiteteve në gjithë vendin

17.10.2022 - 10:18

Në gjithë vendin ka nisur këtë të hënë viti i ri akademik, me një pjesë të pedagogëve që janë në bojkot, duke kërkuar ritje të pagës.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë nisur prej kohësh protestat, teksa nuk kanë qenë dakord me rritjen 7% të propozuar nga qeveria.

Ata kanë lajmëruar se ë orët 10:00 me 12:00 të paradites do të mblidhen për të bojkotuar mësimin, në shenjë proteste për kërkesat e tyre.

Ndërkohë, që një pjesë janë në grevë, situata problematike me plotësimin e kuotave të studentëve vijon në shumë universitete.

Në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë ky vit ka nisur me afro 55% të kuotave të regjistrimit të plotësuara, mesatarja më e ulët e studentëve në programet e studimit.

Degë si mësuesia, fizika, matematika dhe kimia janë në kuotat minimale dhe rrezikojnë ende mbylljen.

Universiteti i Vlorës ka pasur këtë vit rreth 1200 kuota të lira, ndërsa numri i studentëve të regjistruar nuk i kaoon 700.

Situatë e ngjashme edhe në Universitetin e Elbasanit, ku nga 2573 kuota janë plotësuar vetëm 1435.

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në orën 10:15 do të mblidhen në Fakultetin Ekonomik dhe Qendror për të kërkuar rritje të pagës.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës janë regjistruar 950 studentë, ndërsa në total janë rreth 5 mijë në të gjitha nivelet. Këtë vit asnjë program nuk është mbyllur.

Rektorja e universitetit, Suzana Golemi ka deklaruar se mbështet fuqishëm protestën e pedagogëve dhe ka theksuar se nuk ndo të merret vasnjë masë ndaj atyre që bojkotojnë mësimin.

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri