MENU
klinika

Reciprociteti me Serbinë/ Albin Kurti i vendosur

“Nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat”

25.10.2022 - 12:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën, se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat. Deklarata u bë pas Samitit të Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në vizitën e tij të fundit në Kosovë, ka kërkuar që afati për targat të shtyhet për 10 muaj, por kjo ka hasur në kundërshtim nga liderët vendorë. Kërkesë për shtyrje bëri edhe BE-ja.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se partnerët ndërkombëtarë duhet adresojnë presionin te Serbia, që është burim i tensioneve. Ajo ka thënë se çështja e targave mbi të gjitha është çështje sundimit të ligjit. Sipas saj, mbi 90 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë, tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës për në targa të ligjshme.

Osmani ka thënë se bandat ilegale në veri nuk po lënë serbët të konvertojnë targat e veturave për në ato të Kosovës.Afati për ndërrim të targave ilegale serbe në ato RKS, duke i shfrytëzuar benefitet e ofruara nga Qeveria, përfundon më 31 tetor./ Koha.net

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin