U luajtën ndeshjet e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë. Pas Flamurtarit që fitoi më herët 2-0 ndaj Besës në Vlorë, Skënderbeu i Migen Memellit, ka gjetur fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur me përmbysje Luzin 2008 me rezultatin 1-2 në sfidën e zhvilluar në Shijak.
Ndërkohë në sfidat e tjera, Apolonia mposhti bindshëm me rezultatin 3-0, Lushnjën e Klodian Duros në derbin e Myzeqesë. Korabi bëri detyrën në shtëpi ndaj Turbinës, duke triumfuar me rezultatin 2-1.
Një fitore dramatike më përmbysje arriti edhe Tërbuni i Alcanit në transfertë ndaj Besëlidhjas. Edhe pse në fillimin e ndeshjes pukjanët e gjetën veten në avantazh të dyfishtë, arritën të përmbysnin duke fituar me rezultatin 2-3.
REZULTATET
FLAMURTARI-BESA 2-0
LUZI 2008-SKËNDERBEU 1-2
Ferraj 39′ / Sumaila 56′, Pusi 65′
APOLONIA-LUSHNJA 3-0
Maksuti 19′ , Antoni 87′ , Kurti 90+7′
KORABI-TURBINA 2-1
Lala 33′ , Beshiraj 73′ / Sota 77′
BESËLIDHJA-TËRBUNI 2-3
Da Silva 11′ (p), Freire 14′ / Hysa 15′, Tafili 33′ , Xhabrahimi 86′