MENU
klinika

Rrumbullaku para Komisionit të Sigurisë

“Nuk jam përgjigjur për vdekjen e Lear Kurtit sepse kam qenë në SHBA”

25.10.2022 - 10:45

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se është i gatshëm të përgjigjet Brenda 48 orëve lidhur me vdekjen e Lear Kurtit, I cili ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat.

Kjo përgjigje e tij vjen gjatë fjalës në Komisionin e Sigurisë, pas kërkesave të deputetëve lidhur me këtë ngjarje, e cila e ka “trazuar” opinionin publik.

“Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA. Për kërkesat e deputetëve për Lear Kurtin jam i gatshëm brenda 48 orëve të vij e të përgjigjem, edhe për rastin e Rashës mund t’ju përgjigjem. Jo gjithçka që thuhet në media është reale. Respektoni mundin e gjakun e policëve”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se vdekja gjatë shoqërimit në komisariat e Kurtit ka shkaktuar debate të shumta politike, pasi qeveria dhe policia pretendojnë se ai ndërroi jetë pasi kishte gëlltitur dy qese me kokainë gjatë ndjekjes, ndërsa nga ana tjetër familje dhe opozita pretendojnë se vdekja e tij erdhi pas dhunës policore.