Askush nuk mund ta mposhtte Karim Benzemanë në garën për fitimin e “Topit të Artë”. Nuk ekzistonte dyshimi më të vogël se dikush tjetër mund t’ia rrëmbente sulmuesit francez të Realit të Madridit këtë çmimin individual.
Karim Benzema shpallet lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nga revista prestigjioze “France Football”, duke lënë pas Kevin De Bruyne, Robert Lewandowskin dhe Sadio Manenë.
Në fakt, me kriteret e reja të vendosura për këtë trofe, triumfi i 34-vjeçarit ishte formalitet.
Sepse sezonin e kaluar ishte fitues i La Ligas, Championsit, Superkupës së Spanjës, Superkupës së Europës dhe Nations League me Francën. Ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll me 27 gola, “bomberi” i Championsit me 15 finalizime dhe dy gola në Superkupë për një total prej 44 golash në nivel klubesh.
Më këtë triumf të Benzemasë mund të thuhet se është thyer përfundimisht hegjemonia e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që në këtë edicion ishin shumë larg triumfit (Messi as në 30-she, Ronaldo i 20-ti).
Renditja e Topit të Artë 2022
- Karim Benzema (FRA, 34 vjeç; Real Madrid)
- Sadio Mané (SEN, 30 vjeç; 0Liverpool/Bayern Munich)
- Kevin De Bruyne (BEL, 31 vjeç; Manchester City)
- Robert Lewandowski (POL, 33 vjeç; Bayern Munich/FC Barcelona)
- Mohamed Salah (EGY, 30 vjeç; Liverpool)
- Kylian Mbappé (FRA, 23 vjeç; Paris-SG)
- Thibaut Courtois (BEL, 30 vjeç; Real Madrid)
- Vinicius Jr (BRÉ, 22 vjeç; Real Madrid)
- Luka Modric (CRO, 36 vjeç; Real Madrid)
- Erling Haaland (NOR, 22 vjeç; Borussia Dortmund/Manchester City)
- Heung-min Son (CDS, 30 vjeç; Tottenham)
- Riyad Mahrez (ALG, 31 vjeç; Manchester City)
- Sébastien Haller (CIV, 28 vjeç; Ajax Amsterdam / Borussia Dortmund)
- Rafael Leao (POR, 23 vjeç; AC Milan)
- Fabinho (BRÉ, 28 vjeç; Liverpool)
- Virgil van Dijk (HOL, 31 vjeç; Liverpool)
- Casemiro (BRÉ, 30 vjeç; Real Madrid/Manchester United)
- Dushan Vlahovic (SER, 22 vjeç; Fiorentina/Juventus Torino)
- Luis Diaz (COL, 25 vjeç; Porto/Liverpool)
- Cristiano Ronaldo (POR, 37 vjeç; Juventus/Manchester United)
- Harry Kane (ANG, 29 vjeç; Tottenham)
- Bernardo Silva (POR, 28 vjeç; Manchester City)
- Trent Alexander-Arnold (ANG, 23 vjeç; Liverpool)
- Phil Foden (ANG, 22 vjeç; Manchester City)
- Darwin Nunez (URU, 23 vjeç; Benfica/Liverpool)
- Christopher Nkunku (FRA, 24 vjeç; RB Leipzig)
- Joao Cancelo (POR, 28 vjeç; Manchester City)
- Antonio Rüdiger (ALL, 29 vjeç; Chelsea/Real Madrid)
- Mike Maignan (FRA, 27 vjeç; AC Milan)
- Joshua Kimmich (ALL, 27 vjeç; Bayern Munich)