MENU
klinika

Paralajmërimi i Ramës

“Nuk kemi hequr dorë nga fasha, do vendoset!”

01.10.2022 - 09:54

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shqetësimet e qytetarëve për faturat afrofe nga faturistët që nuk i bëjnë leximet e sahateve brenda muajit se si do veprohet. Ai tha se nuk ka më fatura afrofe. Ndërkohë Rama tha se fasha do të vendoset në nëntor.

“Historia e faturave afrofe i përket të shkuarës. Nuk ka më fatura afrofe në Shqipëri. Ka fatura që vendosen sipas një mesatare të konsumit kur nuk është i mundur leximi i sahatit, por dhe numri i tyre është i vogël. Në ato pak raste kur mund të ketë ankesa ka një kanal ankimimi që funksionon më së miri përmes OSHEE.
Nuk ka fatura afrofe në Republikën e Shqipëirsë prej disa vitesh jo prej dimrit të kaluar”, tha Rama.

Por kryeministri paralajmëroi se fasha do vendoset dhe se nuk është hequr dorë prej saj.
“Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë, jo të heqim dorë.
Elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë. Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet do të vazhdojnë ne do ta kalojmë pa asnjë problem. Në nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit. Kjo është objektive”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se të ardhurat nga energjia elektrike përdoren për të mbrojtur qytetarët.
“Nëse ka sot një mburojë mbi çmimin e energjisë dhe nëse sot familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk kanë asnjë qindarkë rritje çmimi. Shikoni në faturën e energjisë dhe shikoni midis çmimit që ju e paguani dhe çmimit real. Në atë diferencë është qeveria shqiptare që mbron çmimin tuaj. Ato të ardhura plus përdoren për të mbrojtur qytetarin”, tha Rama.