Dy të dashuruarit në front, nuk presin më.
Evhenia Emerald është shembulli më i mirë i rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rusë. Edhe pse në luftë, prej 24 shkurtit, me mijëra të vrarë dhe dëme katastrofike, duke se jeta vazhdon në Ukrainë…
31-vjeçarja Emerald është në vijën e parë të frontit të luftës, si snajpere. Megjithatë e ka gjetur mundësinë, pa u larguar nga detyrat e saj në luftë, të martohet në një ceremoni modeste, në pyll, në Kharkiv, me Evheniy Stypaniuk.
“Zyrtarisht, sot jam bashkëshorte e një ushtaraku”, – shkruan 31-vjeçarja në rrjetet sociale, ku edhe ka publikuar disa fotografi nga ceremonia modeste.
Ata u njohën pak kohë pasi nisi lufta dhe u fejuan në gusht.
Tashmë, menduan se kishte ardhur momenti për një tjetër stad në lidhjen e tyre. Evhenia Emerald, e cila, punonte në një argjendari para luftës, u shpreh kështu: “Për ne, çdo ditë mund të jetë e fundit, ndaj nuk duam të shtyjmë asgjë, për më vonë”.