MENU
klinika

Ora kur e firmos sot PD-PL marrëveshjen

Opozita bashkon forcat kundër Ramës

27.10.2022 - 09:51

Mes datës 20 nëntor të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe disa anëtarëve të tjerë të kryesisë së grupit të Berishës dhe datës 12 nëntor, ish- Kryeministri vendosi që protestën kombëtare në bashkëpunim me PL dhe forcat e tjera politike aleate ta caktojë më datë 12 nëntor.

Gazeta “Panorama” ka mësuar se ditën e martë kryesia e PD-së që drejtohet nga ish-Kryeministri ka zhvilluar një diskutim në platformën e komunikimit “Whatsapp” për të vendosur datën e protestës.

Në atë bashkëbisedim mësohet se Flamur Noka është shprehur se data 12 nëntor është data më e afërt për protestë kombëtare, ndërsa data 20 nëntor do të ishte më optimalja. Propozim i mbështetur nga disa anëtarë, por Berisha konkludoi se qytetarët nuk mund të presin më shumë se data 12 nëntor për të dalë në shesh kundër qeverisë.

Në një dalje për mediat ditën e djeshme Berisha ftoi shqiptarët për pjesëmarrje, ndërsa theksoi se ka një kërkesë të shtuar për të reaguar kundër qeverisë.

“Jam sot për të informuar opinionin publik shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet në botë, se opozita shqiptare, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forca të tjera opozitare nisin në datë 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, regjimit të partisështet, regjimit të Edi Ramës. Në të katërta anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës, në të katërta anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes karastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha dhe të papërmbajtura të fondeve buxhetore, të pasurive publike, të qytetarëve shqiptarë.

Vjedhjet e buxheteve familjare nëpërmjet çmimeve të larta. Pabarazisë absolute para ligjit që sundon në Shqipëri. Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjen me regjimin e partisë-shtet, i cili në historinë kombëtare është regjimi më antishqiptar pas regjimit të Enver Hoxhës. Unë kam besimin më të madh se të rinj, të rejat e Shqipërisë që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, tha Berisha. Ndërkohë vetëm pak minuta pasi ish-Kryeministri shpalli datën e protestës, në mbështetje të saj doli edhe kryetari i PL, Ilir Meta, duke shkruar në “Facebook” se ora e demokracisë direkte po afronte. “Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 nëntorit. Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!”, shkroi Meta.

ZGJEDHJET LOKALE
Por data e protestave nuk ishte e vetmja dakordësi e arritur dje mes Berishës dhe Metës. Që në mëngjes, kreu i PL-së së bashku me Petrit Vasilin shkoi në selinë e PD së ku u takuan me Sali Berihsën dhe Flamur Nokën. Tema kryesore në këtë takim ishte gjetja e formulës së bashkëpunimit në zgjedhjet lokale të 14 majit të. Berisha në deklaratën e tij tha se marrëveshja firmoset sot. Ndërkohë që mësohet se dy forcat politike do dalin në orën 12:00 në një konferencë të përbashkët.

“Në orën 12.00, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do të kenë konferencë të përbashkët për media, në të cilën do të nëshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi”, tha zyra e shtypit e PD.

Ndërsa disa detaje në lidhje me marrëveshjen i lëshoi kryetari i PL-së në një konferencë për shtyp nga selia e partisë së tij.

“Me Berishën kemi dakordësi të jashtëzakonshme. Jo vetëm për parimet e bashkëpunimit të opozitës. Nëse PL është faktor vendimtar për këshillat dhe kryetari i primareve del nga PD atëherë kryetari i këshillit do të jetë nga PL. Nëse diku kryetari nga primaret del i PL, atëherë kryetari i këshillit del nga PD. Nëse del nga PAA atëherë do jetë i PAA po kjo do varet nga rezultati i çdo partie. Kjo do krijojë balancë në parlamentin e bashkive në mënyrë që të kemi transparencë”, tha Meta.

Ndërkohë gazeta “Panorama” konfirmoi se vetë Ilir Meta do të jetë kandidat për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”