Një episod i ri dhune në botën e sportit, që përfshin trajnerët. Serbi Igor Juric, aktivist kundër abuzimit të fëmijëve, xhiroi një video, duke denoncuar përmes saj me fakte dhunën e ushtruar ndaj një tenisteje të re kineze.
Ajo u sulmua dhe u rrah nga babai i saj trajner gjatë një seance stërvitore. Episodi ka ndodhur pak ditë më parë brenda një qendre sportive në Beograd, ku tenistja e re ishte e angazhuar në një seancë pune me babain e saj.
Në pamje shohim një person, i identifikuar më vonë si babai, i cili godet tenisten e re. Ai e godet vajzën me shkelma dhe më pas e kap nga flokët, duke e plandosur në tokë.
Još jedno brutalno nasilje oca nad ćerkom. Dobio sam informaciju da je u pitanju porodica koja dolazi iz Kine. Podnećemo krivičnu prijavu i protiv ovog monstruma. pic.twitter.com/CrU7g0JcwU
— Igor Jurić (@lojzija) October 28, 2022
Çmenduria e tij vazhdon, teksa e godet të bijën në mënyrë agresive dhe të pakuptimtë edhe pasi e ka shtrirë përtokë. Ivan Juric pretendon se e ka identifikuar çiftin në fjalë, duke e raportuar rastin në organet e ligjit. Prokurori i Beogradit ka lëshuar një urdhër arresti ndaj babait të vajzës.