MENU
klinika

Kush është 62 vjeçari

Pasuria e Gazmir Kosiqit kalon në pronësi të shtetit

10.10.2022 - 13:08

Gazmir Kosiqit, 62 vjeç, iu konfiskua sot pasuria me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Konkretisht GJKKO ka konfiskuar:
Një ndërtesë 4-katëshe biznesi, me sipërfaqe totale 332,3 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 16.02.2016 bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016. Ky objekt ka 2 kate shërbime dhe 2 kate banim, ku kati 1-77 m2, kati 11-81,5 m2, kati 111-81,5 m2, kati IV-81,5 m2, me sipërfaqe trualli 77 m2.

Një sipërfaqe trualli 77 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 23.01.2018, bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016.

Një apartament me sipërfaqe 67,3 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri është blerë me Kontratë Noteriale me Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 22.07.2015, për blerjen e një apartamenti, ku shtetasi I.K., ia ka blerë shtetasit S.H..

Pasuria me Nr. {…}, e ndodhur në qytetin {…}, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {…}, ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim.

Pasuria me Nr. {…}, e ndodhur në qytetin {…}, regjistrim i përkohshëm, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është ngritje kati mbi objektin ekzistues 4 katësh, pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {…}, (ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim).

Një Automjet me targë {…}, i markës “{…}”, model “{…}”, me Nr. Shasie “{…}”, prodhim i vitit 2006, me ngjyrë {…}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit I.K., më datën 18.11.2016 me çmim 5000 Euro (konvertuar me 134,2 lekë = 671 000 Lekë), me Kontratë Noteriale blerje Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 18.11.2016.

Një Automjet me targë {…}, i markës “{…}”, model “{…}”, me Nr. Shasie “{…}”, prodhimi vitit 2004, me ngjyrë {…}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit M.Sh., më datën 18.11.2016, me çmim 5000 Euro, me Kontratë Noteriale blerje Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 14.01.2018.

Por kush është personi i cili akuzohet se ka vënë pasuri nga aktiviteti kriminal.

Në nëntor të vitit 2019 një sasi tritoli i është vendosur në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës Gazmir Kosiqit. Nga shpërthimi i eksplozivit është plagosur djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë nga cilfat e blloqeve të betonit të murit thethues.

Ndërkohë që një vit para kësaj ngjarje atij i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega. Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur autori e ndoqi nga pas e thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje.