MENU
klinika

Rritja e pagave

Pedagogët 2 ditë afat qeverisë, kreu i sindikatës: Të mërkurën nisim grevën e urisë pa afat

31.10.2022 - 12:55

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sanër Kovaçi, njoftoi këtë të hënë se protesta e pedagogëve për rritjen e pagave pas bojkotit mësimor, do të përshkallëzohet në formën e grevës së urisë.

Kovaçi njoftoi se qeveria do të ketë kohë të reflektojë mbi qëndrimin e saj deri të mërkurën në orën 16:00 të datës 2 nëntor, në të kundërt pedagogët do të nisin grevën e urisë pa afat.

“Ne këtë betejë e kemi filluar prej 3 vitesh por e kemi intensifikuar 2 muajt e fundit. Qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar problematikat tona apo sy për të parë gjendjen e universiteteve tona. Ofron gjithmonë zgjidhje makiazh pa e shoqëruar me vendime konkrete. Së fundmi është vënë me initimidim dhe presione që të shuhet kauza jonë e drejtë. Është propozuar që të kalohet në formën e grevës së urisë dhe që në këtë fazë mund të ndërgjegjësojë opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar që të dëgjohet kauza jonë.

Kërkoj miratimin për këtë akt të padëshirueshëm, por të nevojshëm me një ngritje dore.

I lëmë kohë qeverisë deri të mërkurën për të gjetur zgjidhje. Në të kundërt të gjithë të mërkurën të jemi këtu në orën 16:00 për solidarizim ndaj të gjithë atyre që kanë marrë përsipër këtë akt sakrifice”, tha Kovaçi.