MENU
klinika

Kreu i Sindikatës thirrje Ramës: Trajto kërkesat me seriozitet

Pedagogët letër të hapur Ambasadës së SHBA dhe Britanisë

24.10.2022 - 11:41

Pedagogët në vijimësi të bojkotit të mësimdhënies, iu janë drejtuar me një letër të hapur Ambasadës së SHBA, Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë, duke i informuar lidhur me protestën e tyre.

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, teksa lexoi letrën drejtuar institucioneve diplomatike, u shpreh se qeveria po përpiqet të politizojë protestën me qëllim për të lënë të pazgjidhura kërkesat e tyre.

Ai theksoi se “Rama duhet të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesat.”

Sandër Kovaçi: Letër e hapur drejtuar Presidentit, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, për dijeni Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë.

Prej më se dy javësh trupa akademike ka filluar protesta. Gjykojmë se mungesa e mbështetjes ka ndikuar në largimin e rinisë së vendit, është larguar një pjesë e stafit akademik. Boshatisja e auditorëve është çështje e njohur tashmë.

Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë politike, me qëllim për ti lënë të pazgjidhura këto kërkesa. Çdo kërkesë e paraqitur ka si synim rritjen e cilësisë së arsimit, frenimin e largimit të rinisë.

Me anë të kësaj letre të hapur, synojmë t’iu informojmë duke kërkuar mbështetje për situatën aktuale. Rama të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesat.

Të plotësohen kërkesat për të marrë fund bojkoti dhe të rinisë mësimdhënia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lëvizja Universitare dhe Sindikata e Arsimit bëjnë thirrje për bashkim

Pedagogët në javën e dytë të bojkotit, zhvillohet protesta e radhës!