MENU
klinika

Berisha bën thirrje për mbështetje

Pedagogët nesër në protestë te korpusi universitar

30.10.2022 - 10:44

Lëvizja Universitare ‘Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë’ ka njoftuar protestën e radhës të pedagogëve që do të mbahet ditën e nesërme te korpusi universitar.

“Arsimi i lartë publik prioritet kombëtar. Pedagogë, akademikë, studentë, shoqëri civile, aktivistë, gazetarë, përfaqësues të institucioneve publike që lidhen me arsimin dhe shkencën.

Bojkot dhe protestë kombëtare universiterare. E hënë 31.10.2012 ora 11:00. Korpusi qendror i UPT-së. Misioni akademik vazhdon”, thuhet në thirrjen e tyre.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetur protestën e tyre duke theksuar se bojkoti i tyre vazhdon i pamposhtur. “Vazhdon, i pamposhtur, bojkoti dhe protesta kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë! Sb”, shkruan Berisha.